Avokatja Adriana Kalaja, e ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, komentoi propozimin e Joni Ketës në krye të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).
“Kur përflitet një emër i caktuar, tregon se pas atij emri ka interesa politike, pazare dhe mbi të gjitha cenon besimin e publikut ndaj drejtësisë. Ne i dëgjojmë gjërat që thuhen në sallë, por më të vërteta janë gjërat që thuhen në kafenetë rreth e rrotull gjykatave. Aty diskutohej prej kohësh që në krye të BKH-së do të ishte ky emër. Rastësi është që këto emra që dalin, rezultojnë më të pikëzuarit pastaj? Unë nuk e njoh personalisht, i ka shërbyer kundërshtarëve të mi politikë, por për shkak të formimit unë besoj se ishte kandidaturë shumë e mirë për të drejtuar këtë Byro”, tha Kalaja.
“Njerëzit nuk duhet të shikojnë vetëm SPAK-un se prokurori nuk bën hetime, hetimet i bën të gjitha BKH-ja. Uroj që të mos jetë pjesë e pazareve politike dhe interesave të ngushta, nga Edi Rama e më poshtë. Në interesin e publikut është që realisht ky zotëri ta ketë merituar”, shtoi Kalaja. (A2 Televizion)
