Aulon Kalaja padi në SPAK: Të hetojë krimin zgjedhor, votat u tjetërsuan

Nga A2 CNN
22 Korrik 2025, 16:25 | Politikë

Kandidati i PD, Aulon Kalaja paraqiti një padi në SPAK  lidhur me zgjedhjet e 11 majit ku pretendon se ka pasur krim zgjedhor. Gjithashtu, ai pretendon se  votat e tij janë tjetërsuar dhe i janë dhënë një tjetër kandidati.

“Isha këtu për të dorëzuar dy kallëzime penale. Sekuestrimin e kutive dhe rinumërimin nga SPAK dhe do vijoj betejën për legjitimimin në Gjykatën Kushtetuese. Nuk janë gabime njerëzore, gabime njerëzore janë kur lëvizin me 2 vota dhe jo me 42 vota. Numëruesit kanë bashkëpunuar me personin që i kanë kaluar votat, ka pasur raste, më janë hequr votat mua dhe i janë dhënë tjetrit, ka lëvizje të dukshme. Ndaj kam kërkuar sekuestrimin e kutive nga SPAK dhe rinumërimin, verifikimin edhe me pamje filmike, i kam edhe të shënuara me kuti këtu për t’ia vënë në dispozicion SPAK. Ka raste kur janë marrë nga PS, por edhe nga brenda koalicionit. Vota që më janë hequr mua apo kandidatëve të tjerë. Nuk do ta lë këtë betejë, unë nuk dorëzohem. Unë nuk di as sa vota kam, KAS thotë ndryshe, KQZ ndryshe, në filmime dalin të tjera. Unë do e vijoj betejën edhe në Gjykatën Kushtetuese”, theksoi Kalaja. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos