Kallëzimi i Metës, vjedhja tek Partia e Lirisë, Prokuroria e Tiranës regjistron hetim

Nga Ervin Koçi
1 Prill 2024, 15:53 | Politikë

Prokuroria e Tiranës ka regjistruar një hetim penal mbi kallëzimin e bërë nga kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, për vjedhjet e një pajisjeje elektronike, DVR, dhe dëmtimin e rrjeteve kabllore në selinë e kësaj partie. Burime pranë prokurorisë bënë me dije se hetimi është regjistruar pa emra personash të dyshuar. Në kuadër të zbardhjes së vjedhjes së pretenduar, janë marrë deklarime nga 6 persona, në cilësinë e personave që kanë dijeni për rrethanat e hetimit.

Grupi i hetimit ka administruar dhe po këqyr pamjet filmike të kamerave të sigurisë të disa subjekteve private pranë godinës së Partisë të Lirisë, si edhe ka sekuestruar hard-diskun e ri, që sipas kallëzimit, pretendohet të jetë zëvendësuar nga autorët e ngjarjes. Kallëzimi i kreut të PL për grabitje të rrjetit të komunikimeve elektronike dhe dëmtim të kabllove u bë publik më 29 mars.

Sipas kallëzimit të bërë nga Meta grabitja ka nisur më 6mars dhe se është kryer nga më shumë se një person. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos