“Kam ardhur nga rruga, sfidat i njoh mirë”, Stresi hedh kandidaturën për Këshillin Kombëtar të PD

Nga A2 CNN
29 Maj 2026, 16:20 | Politikë

“Kam ardhur nga rruga, sfidat i njoh mirë”, Stresi hedh

Reperi Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, ka vendosur të kandidojë për një vend si anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Përmes një postimi në Facebook, Stresi sqaron edhe arsyet e këtij vendimi.

“Sot kam vendosur të hedh një hap më shumë për vendin tim, për të rinjtë dhe për zërin e një brezi që shpesh është ndjerë i papërfaqësuar. Kandidimi im për Këshillin Kombëtar të PD-së nuk është thjesht politikë është përgjegjësi, përfaqësim dhe besim tek rinia shqiptare”, shkruan ai.

“Kam ardhur nga rruga, nga jeta reale, nga sfidat që çdo i ri i njeh mirë. Prandaj dua që zëri ynë të dëgjohet aty ku merren vendimet. Nuk ka më kohë për heshtje, për largime apo për dorëzim. Ka ardhur koha që rinia të ngrihet, të flasë dhe të marrë vendin që meriton. Ftoj çdo të ri që beson te ndryshimi, te energjia e re dhe te Shqipëria që mund të bëhet më mirë, të bashkohet me mua në këtë rrugëtim. Sepse e ardhmja nuk pret. Dhe ajo ndërtohet nga ne”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos