Ervin Salianji, pas mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike, ku pati debate të ashpra me Flamur Nokën, foli para mediave.
“U gëzova që vendimmarrja për protestën e datës 22 shkoi aty ku e kam kërkuar prej kohësh, për të pasur protesta dhe revoltë. Më vjen mirë që në 4 orë mbledhje pati “protestë” ndaj demokratëve të pakënaqur”, tha Salianji, shkruan A2.
“Kishte mendime të ndryshme, do ecim para. Çdo ndryshim nuk vjen pa sakrificë dhe përplasje, çdo akuzë dhe çdo idiotësie do i përgjigjemi me fakte konkrete”, shtoi Salianji.
(A2 Televizion)