Kaosi në seancën e 7 dhjetorit, socialistët kërkojnë përjashtimin e 7 deputetëve të PD

Nga A2 CNN
11 Dhjetor 2023, 12:48 | Politikë

Kaosi në seancën e 7 dhjetorit, socialistët kërkojnë

Partia Socialiste kërkon përjashtimin e 7 deputetëve të Partisë Demokratike, pas kaosit që shkaktuan në seancën e 7 dhjetorit. A2 CNN mëson se mes emrave që socialistët kërkojnë të përjashtohet janë Evin Salianji, Asllan Dogjani dhe Bledjon Nallbati.

Për shkak të aksionit opozitar të nisur që fundmi në Kuvend, mazhoranca ka kërkuar ndryshimin e rregullores së Kuvendit. Aktualisht, përjashtimi nga seanca është 10 ditë, mirëpo pas ndryshimeve të bëra, parashikohet një maksimum deri në 60 ditë.

Pavarësisht kërcënimeve nga opozita se do të përshkallëzojnë aksionin e tyre, kryeministri Edi Rama vijon i prerë në qëndrimin e tij, që nuk do të ulet në një tryezë negociatash me ta, madje mazhoranca kanë përfituar për t’i kaluar me shpejtësi të gjitha projektligjet, mes tyre edhe buxhetin e 2024.

Ditën e sotme do të mblidhet Sekretariati i Etikës në orën 16:00, ku do të shqyrtohet kërkesa e PS për t’i përjashtuar me 10 ditë.

Lista e deputetëve të PD që PS kërkon përjashtimin

Ervin Saljanji

Bledion Nallbati

Asllani Dogjani

Isuf Çelaj

Luan Baçi

Xhelal Mziu

Lefter Gështenja (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos