I pakënaqur me deputetët e tij, Rama "presion" socialistëve me zgjedhje të parakohshme

Nga Fjorela Beleshi
11 Dhjetor 2023, 11:56 | Politikë
 

Një e hënë jo e qetë, kjo për socialistët, pas “dushit” të ftohtë nga kryetari i tyre i partisë në mbledhjen e grupit parlamentar. Në mbledhjen me dyer të mbyllura Kryeministri Edi Rama ka shfaqur pakënaqësi ndaj angazhimit të dobët të deputetëve të majtë në komisione dhe seanca plenare.

Mësohet se kritika e tij i është drejtuar edhe disa deputetëve që herë pas here kanë hezituar të firmosin kërkesat për përjashtimin e demokratëve nga seancat plenare. Por ky diskutim i kryesocialistit nuk është ndalur vetëm në aspektin moral, pasi sipas burimeve ai i ka paralajmëruar të vetët me zgjedhje të parakohshme nëse nuk do të reflektojnë në qasjen e tyre ndaj Parlamentit dhe vendimeve politike të PS.

Rama ka kërkuar nga grupi që të përfitojnë nga mungesa e një numri të konsiderueshëm të demokratëve në seancën plenare të 14 dhjetorit për të miratuar marrëveshjen me Italinë për emigrantët, si dhe ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit që PS ka propozuar në mënyrë të njëanshme.

Socialistëve u mjaftojnë vetëm votat e tyre që të ashpërsojnë ndëshkimet parlamentare, duke çuar përjashtimet për bllokim të seancave nga 10 ditë aktualisht deri në 60 ditë.

Drejtësia, ka qenë një tjetër çështje e diskutimeve të Ramës në mbledhjen e grupit. Ai u ka kërkuar socialistëve që të ushtojnë kontroll parlamentar ndaj drejtuesve të institucioneve të sistemit gjyqësor, duke u sjellë atyre në vëmendje që Parlamenti është pushteti që kontrollon të gjitha pushtetet e tjera.

Rama ka kërkuar nga grupi që të përfitojnë nga mungesa e një numri të konsiderueshëm të demokratëve në seancën plenare të 14 dhjetorit për të miratuar marrëveshjen me Italinë për emigrantët, si dhe ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit që PS ka propozuar në mënyrë të njëanshme.

Socialistëve u mjaftojnë vetëm votat e tyre që të ashpërsojnë ndëshkimet parlamentare, duke çuar përjashtimet për bllokim të seancave nga 10 ditë aktualisht deri në 60 ditë.

Drejtësia, ka qenë një tjetër çështje e diskutimeve të Ramës në mbledhjen e grupit. Ai u ka kërkuar socialistëve që të ushtojnë kontroll parlamentar ndaj drejtuesve të institucioneve të sistemit gjyqësor, duke u sjellë atyre në vëmendje që Parlamenti është pushteti që kontrollon të gjitha pushtetet e tjera. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos