"Karçanaj ka qenë vartëse e Ramës"- Lita: Ka bërë trafik informacioni me Agasin dhe Ermal Beqirin

Nga A2 CNN
24 Dhjetor 2025, 22:34 | Politikë

"Karçanaj ka qenë vartëse e Ramës"- Lita: Ka

Gazetari Lavdrim Lita, i ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, deklaroi se kreu i AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, ka qenë vartëse e Edi Ramës në Bashkinë e Tiranës.

“Si shumë zyrtarë të lartë të këtij shteti, në CV nuk kanë shkollimin, por kanë vetëm një ditë pune në Bashkinë e Tiranës. Karçanaj ka qenë drejtoreshë në TIK dhe më pas u emërua drejtoreshë te AKSHI. Ajo është mpleksur me një grup të strukturuar, me Ermal Beqirin dhe Ergys Agasin. Të tre bëjnë grupin e strukturuar, të cilët kanë dubluar të gjitha sistemet shtetërore për llogari të tyre dhe kanë bërë trafik informacioni dhe gjëra të tjera shumë të rrezikshme. Të njëjtët emra përmenden tek dublimi i sistemit të tatimeve, te sistemi Tims, te sistemi i kadastrës, te sistemi i thesarit. Kanë hyrë në E-Albania, kanë bërë çfarë kanë dashur me informacionet që kanë marrë. I kanë shitur, i kanë trafikuar sipas interesit të tyre, brenda vendit dhe jashtë vendit. Kryesisht brenda vendit. Një nga përdorimet që kanë bërë, nuk është në dosje sepse dosja është për çështjet e tenderave, por për shembull në fushën e vetting-ut ata kanë përdorur informacione për të hequr apo për të vënë materiale kundër apo pro prokurorëve, kundër apo pro gjykatësve. Pra, ka qenë një grup i strukturuar që përmes kësaj ata aktivizonin dhe lidhje të tjera. Ky grup është goditur në fakt këtu, nuk është goditur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, deklaroi Lita.

“Këta kanë qenë aq makutë, aq të rrezikshëm sa këta kanë hyrë dhe në kontrabandën e cigareve. Një monopol ndërkombëtar brenda vendit tonë dhe kur është goditur sektori i cigareve, është zbuluar që këta kishin edhe gjëra të tjera kompromentuese, telefona, laptop, filmime, qindra orë filmime nëpër zyra dhe prokurorët e SPAK e kanë thelluar aty, por këta kanë cekur kontrabandën e cigareve që është e palejueshme dhe e patolerueshme nga organizma ndërkombëtarë dhe shtete që kanë monopolin e cigareve në nivel ndërkombëtar, që nuk janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe përmes kësaj ata kanë shkuar tek grupi i strukturuar i AKSHI-t që ishte zgjeruar edhe te cigaret. Ky grup ka bërë çfarë ka dashur. Askush s'ka kuptuar se çfarë bënte AKSHI. AKSHI jepte miliona për çokollata, jepte miliona për lule plastike kineze, jepte miliona euro për punë që s'di se si ishin bërë dhe askush nuk i verifikonte. Këta ishin direkt në varësi të kryeministrit. Aty merrte dhe ky Geron Meçe që është në arrati. Baxhanaku i tij ishte po një përfitues i i tendrave. Pra, këta ishin një grup i madh i strukturuar. E kanë ngrënë sepse kanë futur hundët në një monopol tjetër ndërkombëtar. Ky është leximi im. Është një grup që ka dubluar të gjithë sistemet informatike të shtetit shqiptar dhe i ka pasur këto në dispozicion kushdo që ka paguar dhe kushdo që ka pasur interes për këto informacione. Ky grup është dashur të çmontohet nga shteti sepse ishte si një kancer. Ishte një kancer, ishte një tumor që vetëm merrte dhe vilte informacione dhe i trafikonte në zyra të panjohura nga autoritetet shqiptare, nga shërbimet shqiptare. Prandaj është dashur që të që të goditej dhe është goditur për këtë arsye”, shtoi gazetari.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos