Në protestën e radhës para Bashkisësë Tiranës, opozita u tregua kritik ndaj sjelljes së ambasadorit të BE në Tiranë, pasi sipas PD ai del publikish në krah të Erion Veliajt duke e promovuar simodel suksese. Nga ana tjetër opozita është e bindur ta vijojë betejën e sajderi në vendimin për një qeveri teknike.
“Dita e sotme ka nisur me një aktivitetit të shëmtuar, ku regjisor kryesor është zytra e delegacionit e BE në Tiranë dhe vetë ambasadori Gonato, i cili ditën e sotme do t’i shesë të rinjve ekselentë të Tiranës si model suksesi, Erion Veliajn”, tha Këlliçi, shkruan A2 CNN.
“Një hajdut ordiner, një mbeturinë njerëzore, mbeturinë politike, i cili është në hetim për vjedhjen e 132 milionë eurove nga inceneratori i Tiranës, të paktën 30 milionë eurove nga dosja 5D, të paktën dhjetëra miliona euro tendera fiktivë”.
Këlliçi u tregua edhe më i ashpër me ish-Përfaqësuesen e Lartë të të BE-së për Politikat e Jashtme, Federica Mogherini, duke e quajtur “komuniste”.
“Këtë njeri, zyra e BE në Tiranë, së bashku me një komuniste si Federica Mogherini, vijnë dhe e shesin si një simbol suksesi. Kjo është tallje për çdo qytetar të ndershëm, për çdo njeri me shtyllë kurrizore dhe që ka një pikë dinjiteti”, tha Këlliçi.
Aktiviteti të cilit i referohet Këlliçi ka të bëjë me një ceremoni me studentë në kampusin shqiptar të Kolegjit të Europës, rektore e të cilit është pikërisht zonja Mogherini. Në aktivitet do të marrë pjesë edhe ambasadori i BE në vendin tonë, Silvio Gonzato, kryebashkiaku Veliaj dhe ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu.
???????? Exciting news! Tomorrow, our pioneering students in Tirana will be officially welcomed at the Liria Building by Rector @FedericaMog, EU Ambassador @EUAmbAL, Albanian Minister of Education and Youth @GManastirliu, Mayor of Tirana @erionveliaj and local staff of Tirana. pic.twitter.com/an3ezhRgD2 (A2 Televizion)
— College of Europe (@collegeofeurope) September 5, 2024