“Kemi një parlament me rrënjë kokaine”, Basir Çollaku: Bandat shqiptare lemerisën dhe Maduron

Nga A2 CNN
21 Maj 2025, 21:25 | Politikë

“Kemi një parlament me rrënjë kokaine”, Basir

Gazetari dhe kandidati për deputet i opozitës, Basir Çollaku ishte i ftuar në Debat në A2 CNN ku foli në lidhje me operacionin e përbashkët antidrogë mes SPAK dhe antimafias italiane, i cili çoi në lëshimin e 52 urdhërarresteve në të dyja vendet.

Sipas Çollakut, hetimet për këtë dosje kanë vite dhe për shumë nga personazhet e përfshirë ka pasur informacione për aktivitetin e tyre të paligjshëm. Ai shtoi se shumë prej tyre kanë përfituar privilegje nga politika, në këmbim të mbështetjes në zgjedhje.

“Ne kemi shpërthime të drejtësisë, që sot është një degë e DEA, policisë italiane. Ne jemi bërë si filiale. Çështja Tahiri shpërtheu kur italianët e përhapën. Partnerët vijnë kur teprohet në territorin e tyre. Ka 5 vite që hetohet. Këta janë pjesë e dosjes së Enchrochat. Poja ishte i përfshirë në trafik droge. Këta kanë hotele, kanë marrë privilegje. Shumë prej tyre janë nënshkruar nga policia. Nuk i kanë dhënë informacione kryeministrit.

Ky është shkëmbim nderesh. Zotëri unë nderin e dua në mandate. Janë në Durrës tre grupe të fuqishme. Lista e deputetëve u bë nga shokët e Cyrbes. Kemi kandidatë jo vetëm të mbështetur, por edhe të listuar. Kemi një parlament kokaine. U lemeris dhe Maduro nga bandat shqiptare”, tha Çollaku. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos