“PD nuk mund të ankohet”, Alibeaj: E shiti ndeshjen

Nga A2 CNN
21 Maj 2025, 18:07 | Politikë

“PD nuk mund të ankohet”, Alibeaj: E shiti ndeshjen

Enkelejd Alibeaj nga Koalicioni Djathtas për Zhvillim deklaroi se Partia Demokratike nuk mund të ankohet për zgjedhjet dhe rezultatin që doli nga kutitë më 11 maj.

Sipas Alibeajt, ishte vetë PD ajo që lejoi sistemin zgjedhor me lista të mbyllura dhe i dha Ramës avantazhin me votën e pakontrolluar të diasporës, pjesa më e madhe e së cilës ishte në favor të mazhorancës.

“PD nuk mund të ankohet për sa kohë procesin zgjedhor e ka menaxhuar vetë. Shkatërruan komisionin e reformës zgjedhore. Kishin mundësinë t’i vinin kufirin te thana. I dhanë dhe votën e diasporës. Në 3 shqiptarë të diasporës, 2 votuan për Ramën. Këtë nuk e pranon njeri, por ishte dhuratë që ia dha Sali Berisha. Berisha ka dalë i fituar, synimi ishte të kishte një numër të madh ushtarësh besnikë. Rama ka 83 mandate të pamerituara, rrezikon institucionet e pavarura.

Ky është një moment i keq për demokracinë. Sistemin Ramës ia thatë vetë PD. Ia dha sistemin që Rama donte. I dha një hapësirë të votës së diasporës të pambrojtur. I dha 12 mandate shtesë. Që në korrik të vitit të kaluar, në mes të një beteje epike, lanë armët dhe shtrënguan duart dhe i treguan shqiptarëve që e shitën ndeshjen”, tha Alibeaj në A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos