Deputeti i Partisë Demokratike, Arjan Ndoja, ka kritikuar mënyrën e funksionimit të institucioneve shtetërore në vend, duke e cilësuar situatën si një “republikë drejtorësh”.
I ftuar në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, Ndoja tha se drejtorët e emëruar se veprojnë në interes të personave që i kanë vendosur në detyrë dhe se nuk japin llogari për veprimet e tyre.
Po ashtu deputeti demokrat theksoi edhe njëherë se në Shqipëri ekziston edhe një republikë prokurorësh, ku SPAK-u shikohet si ilaçi i të gjitha sëmundjeve.
“Këtu është bërë si pazari i gjësë së gjallë, ku të gjithë shkojnë pas interesit. Ai thotë përveç fëmijës tim të mitur, asnjë tjetër nuk njoh. Të gjithë kanë shkuar deri te ai, dhe ai nuk di gjë! Nuk e di i z.shtëpisë se çfarë ndodh në shtëpinë e vet. Ne po e çojmë vendin nëpërmjet këtij modeli sjelljeje në një republikë drejtorësh, pyetini deputetët e PS meqë janë në pushtet. Të gjithë drejtorët që janë të emëruar sot si rezultat i ndërhyrjes së X apo Y, nuk japin as llogari, nuk njohin as protokoll shteti dhe s’i mbarojnë punë askujt, përveç personit që i ka emëruar! Kjo është republika e drejtorëve, e ka ndërtuar ky zotëria! E dyta, republikë prokurorësh. Edhe ju vet mendoni që SPAK-u është ilaçi i çdo sëmundjeje që ndodh. Ne kemi shkuar te republika e prokurorëve”.
(A2 Televizion)