Për deputetin demokrat, Luan Baçi protesta e opozitës në Tiranë ishte madhështore dhe i dha start aksionit për qeveri teknike.
I ftuar në Debat në A2 CNN, Baçi u shpreh se qytetarët e vranë frikën, teksa paralajmëroi protesta më të mëdha e më të fuqishme.
“Kjo protestë nuk u bë për të kënaqur ne. Ajo ishte e qytetarëve. Ishte një protestë madhështore, e përgatitur në pak ditë. Thjesht ishte një thirrje për qytetarët. Hodhën teza që do të ishte protestë e dhunshme dhe opozitarët patën një tkurrje. Askush nuk tha që sot do vendosej qeveria teknike. Sot nisi aksioni opozitar. Askush nuk tha që protestat mbaruan, ishte fillimi. Ne do të vijojmë më fuqishëm protestat në vazhdimësi. Protesta largoi frikën e qytetarëve”, tha Baçi.
(A2 Televizion)