Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e koalicionit "Bashkë fitojmë" dhe PBDNJ për pavlefshmëri të zgjedhjeve në Himarë.
Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve konfirmoi më herët fitoren e Vangjel Tavos në Bashkinë e Himarës, shkruan A2.
Hapja e Kutive të materialeve zgjedhore dhe verifikimi i listës së zgjedhësve nuk arriti të provonte pretendimet e opozitës se gjatë procesit pati një standard të dyfishtë sa i përket votimit me karta identiteti të skaduara. (A2 Televizion)