Dekriminalizimi përfundon hetimin, ja ç’pritet të ndodhë me mandatin e kryebashkiakut të Hasit

Nga A2 CNN
9 Shtator 2024, 12:10 | Politikë

Seksioni i Dekriminalizimit pranë Prokurorisë së Përgjithshme ka përfunduar verifikimin për Kryetarin e Bashkisë së Hasit, Miftar Dauti i cili rezulton të mos ketë probleme në vijimin e ushtrimit të mandatit.

Sipas verifikimit, prokuroria ka konstatuar se ai ka qenë i dënuar gjatë komunizmit për largim nga kampet e përqendrimit si edhe ka ndryshuar gjeneralitetet, por këto nuk përbëjnë shkak që atij ti ndërpritet mandati, raporton A2.

Ndaj Dautit, SPAK ka nisur një hetim për deklarim të rremë të formularëve pas një denoncimi në adresë të Prokurorisë së Posaçme se ai ka qenë i dënuar në Kosovë e Serbi, akuza të cilat duket se nuk janë provuar.

Pas këtyre gjetjeve, mandati i tij pritet të konfirmohet nga KQZ, shkruan A2. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos