“Komisionet hetimore, histori unikale në botë”, Rama: Ja pse do të ndryshojë ligji

Nga A2 CNN
6 Dhjetor 2023, 21:12 | Politikë


“Ligjin do ta ndryshojmë sepse historia e komisioneve tona parlamentare është një histori shumë e shëmtuar, unikale në botë. Kjo është një histori që përveç të tjerave është zhvilluar si e tillë në mënyrë vulgare dhe në mënyrë të shëmtuar sepse kur është bërë ligji i komisioneve hetimore parlamentare është marrë modeli gjerman ose çfarë ju ka rënë në sy ose çfarë kanë menduar.

Kështu u shpreh në Debat nga Alba Alishani në A2 CNN kryeministri Edi Rama teksa u pyet nëse precedenti i “Inceneratorëve po e step mazhorancën për ngritjen e komisioneve parlamentare.

Ai u shpreh më tej se në draftin e ri referencë është modeli gjerman dhe pikërisht ato pjesë që janë lënë jashtë.

“Në draftin e ri kemi referencë modelin gjerman dhe keni pikërisht ato pjesë të lëna jashtë modelit gjerman, të cilat qartësisht e plotësojnë kornizën e veprimtarisë së komisioneve hetimore parlamentare, se nuk është vetëm ngritja, por edhe veprimtaria, produkti që ato nxjerrin”.

Më herët, ai mohoi të ketë një shqetësim nga ndërkombëtarët për refuzimin e ngritjes së komisioneve hetimore në kuvend që kërkon opozita. Kreu i qeverisë u shpreh n se edhe në progres raport është prekur çështja e komisioneve hetimore, por nuk thuhet nëse duhen ngritur apo jo.

“Nuk më ka ardhur asnjë shqetësim nga ndërkombëtarët. Pr/raporti e konstaton si fakt, por nuk thotë që duhen ngritur apo jo. Komisionet janë një instrument i opozitës, por në respekt të Kushtetutës dhe ligjit. Nuk po i mohojmë të drejtën kushtetuese askujt. Ky është një refuzim me abuzimin me të drejtën”, tha Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos