Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja i është përgjigjur akuzave të ardhura nga kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri. Ai ka argumentuar arsyet se përse Belerit nuk i është dhënë leje për t’u betuar, teksa nuk i ka kursyer edhe thumbat për Sali Berishën, duke thënë se nuk e merr aspak seriozisht në ato që thotë.
“Me thënë të drejtën ka kohë që nuk e marr seriozisht Berishën se ka kohë që e ka humbur sension e kohës dhe realitetit. Qëndrimi ynë është konstant. Çështja Beleri i takon drejtësisë dhe përsa i përket çështjes së betimit, do t’ju lutesha të njiheshit me vendimin e Gjykatës së Lartë e cila ka zgjidhur ngërçin mes asaj të Durrësit dhe GJKKO lidhur me shqyrtimin e kërkesës së Belerit për t’u lejuar të betohet.
Në vendimin e Gjykatës së Lartë, në pikën 55 mos gaboj, gjendjet arsyetimi i saktë që ka të bëjë me qëndrimin ligjon që ka mbajtur Ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria e Burgjeve. Pastaj për pjesën tjetër se çfarë deklaron Berisha, ka kohë që është jashtë realitetit”, tha Manja.
Seanca ku do të shqyrtohet kërkesa e posaçme e Fredi Belerit për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës.do të zhvillohet më 11 dhjetor. Avokatët thanë se janë refuzuar tri herë nga Drejtoria e Përgjithshme e burgjeve.
Beleri në seancën e kaluar ka hedhur akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama dhe ka kundërshtuar drejtimin e Bashkisë së Himarës edhe pas humbjes në zgjedhjet e 14 Majit, nga rivali i tij socialist Jorgo Goro.
(A2 Televizion)