Komisioni antikorrupsion sërish pa opozitën, maxhoranca miraton dokumentin analitik

Nga A2 CNN
19 Korrik 2024, 13:53 | Politikë

Komisioni antikorrupsion sërish pa opozitën, maxhoranca miraton

Fatmir Xhafaj mblodhi sërish Komisionin Antikorrupsion, por opozita edhe këtë mbledhje e bojkotoi. Vetëm me pëlqimin e maxhorancës u miratua dokumenti analitik i komisionit që koordinon punën. Xhafaj deklaroi se ky dokument do të jetë udhërrëfyes për komisionin dhe theksoi se organet e sistemit të drejtësisë do jenë partnere.

“Është e domosdoshme që t’i qëndrojmë metodologjisë që kemi përcaktuar. E kemi dakordësuar, e kemi hedhur në rezolutë dhe ky do të jetë një proces i bërë së bashku me aktorët e sistemit të drejtësisë. Janë ata përmes profesionistëve dhe ekspertëve që do ta ndërtojnë këtë proces nën koordinimin dhe drejtimin tonë, në një proces ekspertize gjithëpërfshirëse, transparence dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare. Ka një diferencë me reformën në drejtësi. Në reformën në drejtësi organet e sistemit ishin objekt i punës së reformës, sot janë partnere në këtë reformë. Është shprehje e përgjegjësisë sonë për të njohur e reflektuar mbi këto problematika, qoftë mbi gabimet që mund të jenë bërë në proces dhe kryesorja për të konsoliduar arritjet e sukseset në të gjithë këtë periudhë të gjatë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos