PD bashkoi votat me PS për heqjen e ligjit të luftës me Greqinë, Bylykbashi tregon arsyet

Nga A2 CNN
18 Korrik 2024, 21:40 | Politikë

Oerd Bylykbashi, nënkryetar i PD, ishte i ftuar në Debat nga Alba Alishani në A2 CNN, nga ku foli ndër të tjera për bashkimin e votave me Partinë Socialiste për të miratuar projektdeklaratën e Idrizit.

“Dakordësia që u vendos mes grupeve politike ishte kjo që të votohej kjo deklaratë, shprehje e një vullneti që mbetej një anakronizëm, historia e ligjit të luftës, që ndikojnë në të drejtat... gjithashtu edhe të popullsisë çame në Greqi.

Ligji i luftës nga Greqia është përdorur dhe është mbajtur në mënyrë të qëllimshme në situata të paqarta.

Dokumenti ka vlerë për palën shqiptare, ndërsa palës greke i kërkohet në kuadrin e marrëdhënieve miqësore ta eliminojë këtë handikap politik. Parlamenti shqiptar bën këtë pjesë, por heqin e ligjit të luftës e ka ai grek”, u shpreh Bylykbashi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos