Takimi i 22-të i Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit nuk solli asgjë të re, përveç evidentimit të ndasive politike. Opozita ankohet për kapjen e shtetit nga qeveria, mazhoranca vijon me objektivat për anëtarësim në vitin 2030, ndërsa BE jep leksione se si duhet të respektohen standardet.
Me të njëjtën gjuhë si ambasadorja e BE-së foli edhe kryeparlamentari Niko Peleshi, i cili, në një klimë të polarizuar, sheh një dritë në fund të tunelit. “Ne në Parlament nuk biem dakord as për erën, por të gjithë biem dakord që dielli lind nga perëndimi”, tha ai.
Ndonëse me tone më të qeta se në Parlament, demokratët akuzuan në sy të europarlamentarëve mazhorancën për ligje me porosi. Socialistët u treguan të prerë në përgjigjet ndaj akuzave të pakicës.
Kur vjen fjala te drejtësia, Brukseli është i prerë: “Asnjë hap pas dhe brenda standardeve”, është mesazhi i ambasadores së re të BE-së në Tiranë.
Dhe kjo e fundit është Shqipëria. Deri më tani, Shqipëria ka mbyllur përkohësisht tre kapituj që kanë të bëjnë me politikën e jashtme, kërkimin shkencor, arsimin dhe kulturën. (A2 Televizion)