Kontrata e lobimit në SHBA, Celibashi: PD nuk ka detyrim ta depozitojë tani kontratën në KQZ

Nga A2 CNN
29 Prill 2025, 12:25 | Politikë

Kontrata e lobimit në SHBA, Celibashi: PD nuk ka detyrim ta depozitojë

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka komentuar për herë të parë kontratën e lobimit të Partisë Demokratike në SHBA.

Në një konferencë për mediat, Celibashi pohoi se PD nuk ka detyrim ligjor që të depozitojë në KQZ kontratën para zgjedhjeve, por deri në 60 ditë pas shpalljes së rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve.

“Partitë kanë detyrimin të depozitojnë të ardhurat dhe shpenzimet jo më vonë se 31 marsi i vitit pasardhës. Ky raport duhet të depozitohet jo më vonë se 60 ditë pas zgjedhjeve. Detyrimi për të depozituar këto dokumente përfundon jo më vonë se 60 pas rezultatit të zgjedhjeve. Nuk asnjë detyrim për të deklaruar të ardhurat. Ne nuk e kemi kontratën dhe nuk kemi detyrim t’ia kërkojmë PD në këtë moment. Kanë afat 60 ditë pas shpalljes së rezultatit. Kur ta kemi këtë kontratë do të japim dhe vlerësimin tonë për këtë dokument”, tha Celibashi.
(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos