Berisha udhëton drejt Spanjës, merr pjesë në kongresin e PPE

Nga A2 CNN
29 Prill 2025, 07:35 | Politikë

Berisha udhëton drejt Spanjës, merr pjesë në kongresin e PPE

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha ndodhet në Valencia të Spanjës për të marrë pjesë në Kongresin e Partive Popullore Evropiane, që do zhvillohet më 29 dhe 30 prill 2025 në qendrën ekspozuese Feria Valencia.

Kongresi, i organizuar nga PPE në bashkëpunim me Partinë Popullore të Spanjës, mbledh bashkë liderët kryesorë të së djathtës evropiane për të diskutuar mbi sfidat aktuale që përballet kontinenti dhe drejtimin politik që duhet ndjekur në vitet në vijim.

Në qendër të axhendës janë tema kyçe si forcimi i demokracisë evropiane, rritja ekonomike, sfidat demografike dhe krizat klimatike. Gjithashtu, kongresi do të trajtojë çështje urgjente si lufta në Ukrainë, rritja e kostos së jetesës dhe kërcënimet nga populizmi dhe ekstremizmi.

Berisha është i ftuar të mbajë një fjalim në këtë ngjarje të rëndësishme politike, ku pritet të japë mesazhin e tij mbi rolin e forcave të djathta në ruajtjen e vlerave demokratike dhe afrimin e mëtejshëm të Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos