"Është gjeja më e mirë që ka bërë PD". Neza: Kontrata 6 mln $ jo vetëm një vizitë, por...

Nga A2 CNN
28 Prill 2025, 22:37 | Politikë

"Është gjeja më e mirë që ka bërë

“Ajo që ka bërë Partia Demokratike është se ka dhënë konsensusin për këtë lloj kontrate dhe mendoj se kjo është gjëja më e mirë që ka bërë PD-ja në këto 4 vitet e fundit”.

Kështu u shpreh në Debat nga Alba Alishani në A2 CNN analisti Sami Neza teksa u fol për kontratën e lobimit të PD-së në SHBA.

Më tej, ai u shpreh se kjo kontratë do të neutralizojë fushatën e qeverisë ndaj opozitës në SHBA. “Së pari, kjo është një kontratë shumë e rëndësishme sepse arrin të neutralizojë deri diku atë fushatë keqësuese për opozitën që ka bërë qeveria në SHBA dhe jo vetëm. Së dyti, kjo lloj kontrate ngushton atë hapësirë që është krijuar midis qytetarëve shqiptarë dhe besimit te SHBA, pikërisht për shkak të përçarjes së opozitës, për shkak të njëanshmërisë që patën zyrtarë të SHBA-së në Tiranë në raport me problematikat që kishte opozita brenda vetes”, tha analisti Sami Neza.

6 mln $ lobimi në SHBA, Krasniqi: Vlera më e lartë e paguar në historinë e shtetit shqiptar. Bie teoria që “po mbrojmë votën e lirë” 

I ftuar në Debat nga Alba Alishani në A2 CNN, studiuesi Afrim Krasniqi është shprehur se kjo është vlera më e lartë e paguar ndonjëherë në historinë e shtetit shqiptar.

“Kjo është vlera më e lartë e paguar ndonjëherë në historinë e shtetit shqiptar. Jam i habitur sepse bëhet fjalë për përfaqësimin e një partie politike dhe interesat e saj në shtetin kryesor demokratike të botës. “Kjo është vlera më e lartë e paguar ndonjëherë në historinë e shtetit shqiptar, e cila nuk është vlerë për Shqipërinë, por është e paguar për rekorde personale të një një individi të caktuar ose një grupi rreth tij”, tha Krasniqi.

Më tej, ai u shpreh se edhe teoria që “po mbrojmë votën e lirë”, zgjedhjet bëhen pas dy javësh dhe kontrata është 2 vjet.

“Nëse mbrohet për 2 javë vota, 2 vjet nuk do mbrohet vota, pasi supozohet që do të fitojë zgjedhjet PD-ja. Kontrata meriton, e para, hetim nga organet ligjzbatuese sepse është detyrim ligjor për ta bërë këtë. Së dyti, mbas Kodit Zgjedhor dhe ligjit të partive politike, 60 ditë pas zgjedhjeve, PD-ja duhet të deklarojë në KQZ formularin e shpenzimeve, ku përfshihet edhe shuma e paguar dhe të gjithë indivitët që kanë bërë pagesa”, tha Krasniqi në emisionin Debat. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos