VIDEO| Lobimi 6 mln $ i PD-së në SHBA, Rama: “Patriotike”, u paguan për të pastruar damkën e bufit të kënetës

Nga A2 CNN
29 Prill 2025, 08:50 | Politikë

Rubrikën “Sy m’sy” në rrjetet sociale këtë të martë, kryeministri Edi Rama e ka nisur duke komentuar kontratën 6 mln dollarëshe të PD me kompaninë lobuese në SHBA.

Për Ramën, 6 milionë dollarë janë paguar për të hequr non gratën. “Kontratë patriotike dhe kanë grumbulluar 6 milionë dollarë për të pastruar damkën e bufit të kënetës, të ShBA për korrupsion madhor dhe minim të demokracisë. Pse duheshin 6 mln dollarë nëse kjo damkë ishte e një komploti të Soros me mua dhe duke shfrytëzuar vulën e SHBA? Pse duhej kjo kontratë dhe këto 6 mln dollarë për të vënë në vend një padrejtësi kaq të madhe që u tha se sapo të vinte në pushtet presidenti Trump? Pse duhej kjo kontratë, e cila është ku e ku më e lebetitshme se ajo e Lulit të shkretë që u bë copash për të justifikuar 500 mijë dollarë fantazmë.

Edhe ai kështu tha, disa patriotë për ato paratë të lidhura me Rusinë. Po 500 mijë kurse këta janë 6 mln dollarë, ku pjesë e zjarrit patriotik është edhe sjellja e Latifit në Tiranë për t’i vënë kapelën e bufit në kokë. Një kapele në kokë qe të duket si Trump por versioni më qesharak i mundshëm. Latifi ka marrë pjesën e tij në ato 6 mln dollarë, që kanë dalë nga barku i kënetës dhe që synojnë të realizojnë atë që na u tha se ishte tanimë një gjë e realizuar.”, u shpreh Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos