
Në Parlamentin Europian në Bruksel, ACES Europe i akordoi Korçës titullin prestigjioz European City of Sport 2026, duke e renditur mes 21 qyteteve më të vlerësuara në Europë.
“Ky vlerësim historik nderon traditën sportive të Korçës dhe angazhimin e saj për zhvillimin e komunitetit, infrastrukturës dhe aktiviteteve sportive”, tha ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, pwrmes njw postimi nw Facebook.
Në ceremoninë e dorëzimit të certifikatës ishin të pranishëm: Endri Hoxha, Zv/Minister i Kulturës, Turizmit dhe Sportit, Sotiraq Filo, Kryetar i Bashkisë Korçë, Fidel Ylli, President i KOKSH dhe Klevis Kaso, antar i kryesis se FSHB, përcjell A2 CNN.
Pas Tiranës, Vlorës dhe Shkodrës, Korça bëhet qyteti i katërt shqiptar i certifikuar nga ACES Europe. Një arritje e madhe dhe një mundësi e jashtëzakonshme për promovimin ndërkombëtar të sportit, turizmit dhe kulturës së qytetit. (A2 Televizion)