Në nisje të protestës së sotme të opozitës, një pensionist ka shprehur revoltën e tij ndaj qeverisë, duke theksuar se protesta nuk ka si qëllim sulmin ndaj institucioneve, por dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Në një lidhje me Ditarin e Pandi Gjatës në A2 CNN, ai tha se nëse Rama nuk dorëhiqet do të djegë Shqipërinë.
“Kjo nuk është protestë me sulmuar institucionet. Institucionet janë të popullit. Godina është e popullit. Nuk është e Edi Ramës. Është në atë karrige atje prej 12 vjetësh. Atë karrige nuk e ka administruar sikur duhet me administruar siç kërkon populli. Ai duhet të lirojë vendin. Në qoftë se një njeri ka dy gram mend, ai duhet të lirojë vendin, të shkojë zgjedhje të parakohshme, ta fitojë kush do. Në qoftë se nuk liron vendin, ai në mënyrë të vullnetshme, se gjithë qytetërimi europian, ti e dimë për një diçka të vogël, një kryeministër jep dorëheqjen, shkon në punë vetë, liron thotë liron vendin. Në qoftë se nuk jep dorëheqjen, ai do të shkatërrojë përfundimisht Shqipërinë, do të djegë Shqipërinë. Në qoftë se nuk liron vendit do të djegë Shqipërinë”, u shpreh pensionisti për A2 CNN.
Ai shprehu pesimizimin për të ardhmen e vendit, teksa evidentoi vështirësitë ekonomike, pensionet e ulëta dhe kostot e larta të jetesës, duke krahasuare me kohën e komunizmit.
“Pensionet e dinë si janë pensionet e dinë 100 mijë lekë e 200 mijë leke të vjetra. po ta kap një pensionist unë kam bashkëshorten që s'ka dalë në pension dhe është një invalidë, i bëjnë 120.000 le ilaçet. çfarë të them unë tjetër nuk jetohet në këtë vend më shkurt këtu po luftojmë për mbijetesë. më mirë kemi qenë me Enver Hoxhën që punonim të gjithë merrnim 50 leke të të vjetra dhe hanim bukë ministri se me këtë regjim. Me këtë regjim nuk jetohet këtu vetëm mafia jeton”.
(A2 Televizion)