KQZ ndan paratë për fushatën zgjedhore, ja nga sa do të përfitojnë partitë

Nga A2 CNN
21 Mars 2025, 14:25 | Politikë

KQZ ndan paratë për fushatën zgjedhore, ja nga sa do të

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ndarë fondet nga buxheti i shtetit që do t’u shpërndahen partive pjesëmarrëse në zgjedhjet e 11 majit.

Ndarja e fondeve është përcaktuar në bazë të rezultateve në zgjedhjet e fundit dhe numrit të votave të marra nga secila parti.

Në total, KQZ ka një buxhet prej 131.201.816 lekësh, që është shpërndarë si më poshtë:

1. Partia Demokratike (PD) - 44.818.545

2. Partia Republikane (PR) - 2.689.112,70

3. Partia Lëvizja për Zhvillim Kombëtar (LZHK) - 896.370,90

4. Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) - 65.291.390

5. Partia e Lirisë (PL) - 9.140.730

6. Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet (P.D.I.U) - 1.792.735

7. Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ) - 896.370,90

8. Partia Agrare Ambjentaliste (PAA) - 896.370,90

9. Partia Lëvizja e Legalitetit (PLL) - 896.370,90

10. Partia Socialdemokrate (PSD) - 3.015.375

11 Partia Nisma Thurje (NISMA) - 868.445

Në bazë të kodit zgjedhor fondi i përcaktuar për t’iu shpërndarë i jepet secilës parti jo më vonë se 5 ditë nga regjistrimi i listave shumemërore.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos