KQZ vendos hapjen e zarfeve të ardhura nga Greqia

Nga A2 CNN
16 Maj 2025, 15:37 | Politikë

KQZ vendos hapjen e zarfeve të ardhura nga Greqia

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur hapjen e zarfeve të ardhura nga Greqia. Në relatimin e tij Celibashi tha ky vendim merrej vetëm nga KQZ dhe më pas vlerësohej nga KAS apo Kolegji dhe kurrsesi asnjë grup numërimi dhe komision nuk kishte të drejtën të vendoste nëse do numërohej apo jo.

“Anëtarët e grupeve të numërimit kanë të drejtë të kontestojnë votat kur lexohen, dhe nuk kanë asnjë target tjetër ligjore. Asnjë instancë tjetër zgjedhore, nuk ka kompetencë proceduriale për të shqyrtuar kërkesa apo pretendime për parregullsi të mundshme të procesit zgjedhore. Kjo bëhet vetëm pasi të ketë përfunduar numërimi dhje tabulimi i rezultatit”.

Sipas tij nuk ka pasur asnjë kuti me probleme apo të kontestuar me prova dhe në këtë mënyrë i hapej ligjërisht rrugë numërimit të tyre, teksa vendimi hynte në fuqi menjëherë.

Ky urdhër i Celibashit përfshin fletët e votimit nga Greqia nëpërmjet te cilit grupet e numërimit duhet të hapin të gjithë zarfet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos