LIVE| “Putin po luan teatër me kokëbosha në Stamboll!” Zelensky: Delegacioni ukrainas ka mandat për armëpushim

Nga A2 CNN
16 Maj 2025, 13:59 | Politikë

Nga Tirana, në Samitin e Komunitetit Politik, Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky, akuzoi Putinin se luan teatër me tentativat për negociata. Ai tha se ka dërguar “kokëbosha” në Stamboll, ndërsa delegacioni i Ukrainës e ka mandatin për armëpushim.  

“Përparësia jonë numër 1 është që të ketë një armëpushim të plotë dhe të pakushtëzuar dhe të drejtë. Vrasjet duhet të marrin fund dhe të krijohet një bazë e duhur për diplomacinë. Nëse përfaqësuesit e Rusisë sot në Stamboll nuk do të bien sot dakord për këtë gjë, një hap i parë shumë i rëndësishëm dhe i domosdoshëm, atëherë është e 100% e qartë se Putini do të minojë diplomacinë. Delegacioni ukrainas e ka mandatin për ta marrë këtë vendim. Siç e pamë ne dje, Rusia ka dërguar të njëjtët njerëz që dërgoi edhe në vitin 2022 dhe tregoi sa asgjë nuk ka ndryshuar. Po bëjnë gjithçka që takimin e Stambollit ta kthejnë në diçka boshe.

Janë rusët që bëjnë pretendime koti, janë ata që dërgojnë kokëbosha në këto takime. Ajo që shohim nga delegacioni rus është thjeshtë teatër. Bota duhet të reagojë, duke përfshirë sanksione shumë më të forta. Ukraina është e gatshme të ndërmarrë të gjitha masat për t’i dhënë fund luftës. I bëj thirrje Putinit që t’i japë delegacionit të vet autoritetin e plotë pasi duhet t’i japim fund vrasjeve”, tha Zelensky në Tiranë.

Zelensky nga Tirana: Nëse Putin nuk do kishte frikë të vinte në Turqi, do të mbyllej lufta

Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky, foli në Samitin e Komunitetit Politik në Tiranë, duke u shpreh se e priti Putinin në Ankara me Erdoganin për të diskutuar për fundin e luftës, por sipas tij, ai dërgoi vetëm një delegacion me nivel të ulët, që nuk mund të merrte vendime në Rusi, shkruan A2 CNN.

“Ne do të bashkërendohemi për të luftuar të gjitha kërcënimet që vijmë nga jashtë. Do të jemi më të fortë nëse rrimë së bashku. Sugjeroj që të bashkërendoj punën tonë edhe për çështje

Faleminderit Shqipërisë që na keni pritur shumë. Jeni një vend që beson te Europa. E vlerësoj faktin që ne e kuptojmë njësoj situatën që lufta duhet të përfundojë sa më shpejtë dhe në mënyrë të drejtë. Ju e dini që këtë javë ne patëm mundësinë, nëse do të ishte e mundur, të ndërmerrnim hapa për ta mbyllur luftën, nëse Putini nuk do të kishte pasur frikë të vinte në Turqi. Unë isha në Ankara dhe u prita nga Erdogan. Unë isha i gatshëm për një takim të drejtpërdrejtë me Putinin si në Ankara apo në Stamboll. Jo thjesht për një takim, por për të zgjidhur të gjitha çështjet e rëndësishme. Ai nuk ra dakord për asgjë. Shihej qartë se delegacioni rus që erdhi në Stamboll ishte i një niveli shumë të ulët dhe askush nga ata që erdhën nuk mund të merrnin vendime në Rusi”, tha Zelensky. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos