KQZ zbulon kur do të dalë rezultati i votimit elektronik në Njësinë 10 dhe në Vorë

Nga A2 CNN
11 Maj 2025, 20:00 | Politikë

KQZ zbulon kur do të dalë rezultati i votimit elektronik në

Kryekomisioneri i zgjedhjeve, Celibashi është shprehur se rezultati i votimit elektronik në Njësinë 10 në Tiranë dhe në Vorë do të publikohet paraditen e së hënës, pasi partitë politike kanë kërkuar që ai të publikohet pasi të ketë filluar procesi i tabulimit të rezultatit për KZAZ-të ku është votuar në mënyrë manuale, shkruan A2 CNN.

“Në njësinë 10 dhe në bashkinë e Vorës. Në kushtet e një skepticizmi të një pjese të politikës kemi vlerësuar të përmbushim edhe kërkesën për shpalljen e votimin pasi të ketë filluar procesi i tabulimit të rezultatit për KZAZ-të ku është votuar në mënyrë manuale.

Këtë rezultat ne do ta kemi në mëngjes ditën e nesërme, në orën 8 ose 9”, tha Celibashi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos