Partia Demokratike ka denoncuar një rast të shkeljes së ligjit pranë shkollës "Petro Nini Luarasi". Sipas PD-së "administrata shtetërore në shkelje me ligjin dyshohet se zotëron materiale zgjedhore, pajisje elektronike dhe shuma monetare për të tjetërsuar vullnetin e votuesve".
“Një rast flagrant është dokumentuar pranë shkollës "Petro Nini Luarasi" ku administrata shtetërore në shkelje me ligjin dyshohen se zotërojnë materiale zgjedhore, pajisje elektronike dhe shuma monetare për të tjetërsuar vullnetin e votuesve”, denoncon PD.
Sipas selisë blu edhe pse PD ka njoftuar Policinë, ajo ka mbërritur me vonesë, duke dhënë kohë për të manipuluar provat e krimit zgjedhor.
“Tre përfaqësues zyrtarë të Partisë Demokratike kanë njoftuar Policinë e Shtetit, e cila megjithëse zyra ndodhej në qendër të Tiranës ka vonuar mbi 90 minuta, duke iu dhënë kohën e nevojshme për të manipuluar provat e krimit zgjedhor. Narkoregjimi i Edi Ramës dëshmoi edhe një herë fytyrën e tij”, thekson PD (A2 Televizion)