Mbyllet procesi i votimit në të gjitha qendrat e votimit në Lushnje dhe Divjakë. Sipas të dhënave paraprake pjesëmarrja në votime në Lushnje është rreth 44% ndërsa në Divjakë rreth 42%.
Pritet që kutitë e votimit të dorëzohen pranë KZAZ përkatëse, 55 dhe 56 për Lushnjen dhe 57 për Divjakën.
Pas marrjes në dorëzim të kutive të votimit në VNV në KZAZ përkatëse do të nisë dhe procesi i numërimit i cili sipas parashikimeve do të fillojë në orët e vona të ditës së sotme. (A2 Televizion)