Kryeministria në flakë pas fjalës së Berishës

Nga A2 CNN
10 Shkurt 2026, 18:54 | Politikë

Menjëherë pasi Sali Berisha ka mbyllur fjalën e tij në protestën kombëtare, po ashtu si më 24 janar, kanë nisur molotovët dhe fishekzjarrët në drejtim të kryeministrisë.

Për disa minuta me radhë janë hedhur fishekzjarrë dhe molotov në drejtim të Kryeministrisë, ndërsa forcat e policisë janë kundërpërgjigjur me ujë me presion.

Berisha flet për “kryengritje paqësore” para Kryeministrisë: Grushti i shtetit të Ramës do të dështojë 

Kreu i PD-së Sali Berisha në fjalën e mbajtur në protestën e sotme para Kryeministrisë foli "për një kryengritje paqësore", ndërsa theksoi se Shqipëria është në momentin më kritik të 35 viteve të fundit. Berisha tha se kryeministri Edi Rama i ka shpallur luftë drejtësisë dhe po tenton grushtin e dytë të shtetit, por sipas kryedemokratit ai do të dështojë, falë protestës dhe qëndresës së qytetarëve. 

“Zhvillimet e ditëve të fundit bëjnë që ne të mblidhemi sot në këtë shesh, në këtë bulevard, në kushte ndër më alarmantet, ndoshta jemi mbledhur në kryengritjen tonë paqësore, në momentin më kritik të Shqipërisë në 35 vitet e fundit. Ndaj më duhet ta nisë këtë fjalë me një shprehje që sot tingëllon më aktuale se kurrë: Ata që harrojnë të shkuarën janë të dënuar ta përsërisin atë", tha Berisha, raporton A2CNN. 

“Ja ku jemi këtu Edi Rama, edhe grushtin e dytë që po përgatit, do të dështojë. Dhe, shkurti është muaji kur ne zvarritëm diktatorin, shkurti është muaji kur ne do çlirojmë Shqipërinë. Po të mos ishit ju, viganë, që me guximin tuaj morët në dorë gazin dhe helmin dhe ua flakët mbrapsht hajdutëve, po të mos ishte juaj që me revoltën tuaj shpëtuat nderin dhe dinjitetin e çdo shqiptari, po të mos ishit ju që me trimërinë tuaj u bëtë lajm kryesor në Europë dhe në botë, po të mos ishit ju që rezistuat përballët helmit të skaduar dhe u përballët dhëmb për dhëmb me regjimin, absolutisht Edi Rama do ia kishte dalë me grushtin e shtetit. Por ky grusht shteti dështoi sepse siç e patë, e denoncuam atë edhe në kancelaritë më të larta të Europës, kur puthadorët e regjimit shpërndanin lajmet e rreme se gjasme Berishës iu ndërpre fjala në Strasburg. Në fakt, unë po bëja detyrën time para jush, po denoncoja me forcën më të madhe në aulën e demokracisë evropiane, Edi Ramën si kryehajduti i kombit shqiptar, Ramaduron si ndërtuesin e narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë”, tha Berisha në fjalën e tij.

“Fituam një betejë shumë të rëndësishme, por nuk kemi fituar ende luftën. Edi Rama, siç e patë, i ka shpallur luftë drejtësisë, ai deklaroi se në fazën tjetër të grushtit të shtetit, nuk do përfillë vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Dhe, nëse ne duam të çojmë në fund këtë betejë, nëse ne duam vërtet të shpëtojmë Shqipërinë, ka ardhur koha që Edi Ramën që tentoi grushtin e shtetit dhe deklaron se nuk heq dorë nga grushti i shtetit, ta shpallim armikun jo vetëm më të pamëshirë, por edhe më të rrezikshëm për shqiptarët dhe Shqipërinë. Gjatë protestës së sotme policia ka angazhuar rreth 1400 efektivë, duke nisur nga ato të rendit, FNSH, Shqiponjat dhe strukturat e tjera.  Në gatishmëri do të jenë edhe forcat RENEA në rast nevoje. Po ashtu në gjendje gatishmërie janë edhe Shërbimet Shëndetësore, duke përfshirë dy ambulanca dhe maska kundra gazit”, vijoi kryedemokrati.

Gjatë protestës së sotme policia ka angazhuar rreth 1400 efektivë, duke nisur nga ato të rendit, FNSH, Shqiponjat dhe strukturat e tjera. 

Në gatishmëri do të jenë edhe forcat RENEA në rast nevoje. Po ashtu në gjendje gatishmërie janë edhe Shërbimet Shëndetësore, duke përfshirë dy ambulanca dhe maska kundra gazit. 

Berisha: Revolta për largimin e Ramës, rruga e vetme për të mbrojtur ëndrrën europiane 

Në protestën e kësaj të marte, 10 shkurt, Sali Berisha, u shpreh se revolta është rruga e vetme për të mbrojtur ëndrrën europiane.

“Rama, le prapa popullin për 13 vite me paga dhe pensione. Revolta dhe vetëm revolta për largimin e tij është rruga e vetme. Krim i vërtetë kundër njerëzit, lë shqiptarët pa ilaçe. Le qytetarët në mëshirë të fatit pas një përmbytje apokaliptike siç ndodhi në Durrës”, tha Berisha.

Ai u shpreh se Shqipëria është në momentin më kritik të 35 viteve të fundit. Berisha tha se kryeministri Edi Rama i ka shpallur luftë drejtësisë dhe po tenton grushtin e dytë të shtetit, por sipas kryedemokratit ai do të dështojë, falë protestës dhe qëndresës së qytetarëve. 

“Pretenca për drejtuesit e UÇK, si pamflet serb”, Berisha: Shpallni pavarësinë e atyre burrave të guximshëm 

Kryetari i PD, Sali Berisha, foli në protestën e mbajtur para Kryeministrisë edhe për kërkesën e Prokurorisë Speciale për të dënuar me nga 45 vite burg komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Të dashur miq, dje në Hagë prokuroria paraqiti një pretencë kundër ish-udhëheqjes politike të Kosovës, identike me pamfletet e propagandës së verbër ultranacionaliste serbe”, tha Berisha, përcjell A2 CNN. “Nga kjo platformë, në emrin tuaj u bëj thirrje gjykatësve të vlerësojnë gjithçka mbi bazën e ligjit, të shpallin pafajësinë e atyre burrave që me guxim dhe heroizëm mbrojtën dhjetëra mijëra shqiptarë nga gjenocidi më i egër, gjenocidi serb”.

“Zotërinj gjykatës, Ballkani ka njohur gjenocide të tmerrshme dhe dy janë sot faqezinjtë më të mëdhenj të tyre, Aleksandër Vuçiç në Beograd, që mori pjesë safarin e qytetarëve në Sarajevë dhe që nuk njeh gjenocidin serb në Bosnje. I dyti, argati i tij Edi Rama, që ka përzënë 1 milion shqiptarë”, shtoi Berisha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos