Kongres në Ditën e Rinisë, PS-ja bëhet gati për zgjedhjet në parti dhe ato parlamentare

Nga A2 CNN
8 Dhjetor 2023, 09:02 | Politikë

Kongres në Ditën e Rinisë, PS-ja bëhet gati për

Socialistët mbajnë sot Kongresin e Jashtëzakonshëm të kësaj force politike.

Pritet të miratohet vendimi "për organizimin dhe zhvillimin e zgjedhjeve të përgjithshme në parti", si dhe do të votëbesohet Sekretariati Ekzekutiv i PS-së që mori detyrën në fillim të shtatorit.

Përveçse do të caktohet data e Kongresit zgjedhor për vitin e ardhshëm, socialistët do të kenë mundësi që në 6 panele të paraqesin arritjet dhe sfidat për fushat kryesorë të qeverisë së majtë.

Diskutohet për Reformën në Drejtësi, ligjin dhe zbatueshmërinë e tij apo dhe afrimi me BE-në.

Takimi i delegatëve socialistë që pritet të zgjasë rreth 3 orë është parashikuar të mbyllet me fjalimin e Kryetarit të Partisë, njëherësh edhe Kryeministri i vendit, Edi Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos