“Shqipërisë po i plaket popullsia dhe po i rinohet drejtësia”. Kështu u shpreh gazetari Lutfi Dervishi në Off the Record me Andrea Dangllin ën A2 CNN, kur po diskutohej për organet e drejtësisë, SPAK-un dhe akuzat e politikës ndaj këtyre institucioneve.
“Shqipërisë po i plaket popullsia dhe po i rinohet drejtësia. nëse ti do marrësh moshën mesatare të prokurorëve dhe gjyqtarëve vërtetë janë shumë të rinj dhe kanë nevojë për maturim”, tha Dervishi.
Në përgjigje të tij analisti Albatros Rexhaj, tha se për herë të parë drejtësia në Shqipëri po përballet me një njeri që ka pushtet faktik, real, politik, institucional.
“Ky është precedenti që do të qeverisë të gjitha rastet në të ardhshmen. Në të ardhmen gjithçka që ndodh tani rreth rastit të zonjës Balluku do të përcaktojë dinamikat për rastet nesër. Për këtë arsye është shumë me rëndësi që ne të gjithë të përfshijmë. Ne të përfshihemi sa më thellë në këtë debat edhe të gjithë pjesëmarrësit e këtij procesi përfshirë dhe SPAK-un ta fusim nën llupë”.
(A2 Televizion)