Reforma në drejtësi, Eduart Shalsi: Ka ende rrugëtim për të bërë, kam rezerva për prokurorët dhe gjyqtarët

Nga A2 CNN
3 Mars 2026, 21:21 | Politikë

Eduard Shalsi, i ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, u shpreh se ka rezerva për Reformën në Drejtësi, por shtoi se ka qenë vendimmarrje e duhur dhe që Partia Socialiste e mbështet.

“Qëndrimi jonë është shumë i qartë. Unë personalisht nuk kam formim juridik, por di të them që kam qenë i vetëdijshëm që me Reformën në Drejtësi do hapet një kapitull krejtësisht i ri. Nuk kam qenë naiv që të besoj që do funksionojë sistemi brenda një, dy, tre, katër, pesë viteve në mënyrë perfekte. Kam qenë i vetëdijshëm. Kemi parë historitë e Rumanisë, kemi parë historitë e vendeve që ndoshta nuk kanë shkuar kaq thellë në reformë siç bëmë ne. Unë mendoj që janë procese të cilat duke nisur nga konteksti nga vijnë, duke nisur nga trupa e gjyqtarëve, prokurorëve, procesi i vetingut, ka një rrugëtim për të bërë. Pra, do kalojnë nëpërmjet një rrugëtimi që ka ato fazat e veta”, tha deputeti socialist.

“Sot është një institucion të cilin ne e mbështesim. A kam unë rezerva? Po natyrisht që kam rezerva. Kur shoh çfarë del nëpër portale, kur shoh nëpër media analistë që bëjnë edhe prokurorin, edhe gjykatësin… sigurisht ka gjëra, por ama besojmë fort që ka qenë një vendimmarrje e duhur dhe duhet mbështetur”, shtoi Shalsi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos