“Drejtësia po përballet me një person me pushtet”, Albatros Rexhaj: SPAK duhet vënë nën lupë

Nga A2 CNN
3 Mars 2026, 21:50 | Politikë

Analisti Albatros Rexhaj, i ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, u shpreh se SPAK-u duhet futur “nën lupë”, pasi, sipas tij, e gjithë zhurma “që po bën SPAK-u nuk justifikohet”.

“Këtu në Shqipëri është me shumë rëndësi precedenti që po krijohet. Për herë të parë drejtësia po përballet me një njeri që ka pushtet faktik, real, politik, institucional. Ky është precedenti që do të qeverisë të gjitha rastet në të ardhmen. Për këtë arsye është shumë me rëndësi që ne të gjithë të përfshihemi. Është shumë gjë e mirë kjo që ne të përfshihemi sa më thellë në këtë debat edhe të gjithë pjesëmarrësit e këtij procesi përfshijë dhe SPAK-un ta fusim nën llupë.Është shumë gjë e mirë që ne të përfshihemi sa më thellë në këtë debat dhe të gjithë pjesëmarrësit e këtij procesi, përfshi edhe SPAK-un, ta fusim nën lupë. Duhet ta fusë politika, qytetarët, shoqëria civile, gazetarët… Këtu del Këshilli i Lartë i Drejtësisë sa herë që flet një politikan dhe e konsideron sulm ndaj drejtësisë. Presidenti Trump ka thënë gjithçka për prokurorët në Amerikë. Nuk është prokurori “lule mos më prek”. Unë po filloj të kem dyshime serioze që SPAK-u është kthyer në agjent politik. Po merret me “engineering” politik në favor të vetes, opozitës, faktorëve të jashtëm, Rusisë, Kinës, alienëve… nuk e di. Por, kam dyshimet e mia dhe zotërinjtë duhet ta dëshmojnë me punë, por jo duke marrë njerëz e duke i futur në burg”, tha Rexhaj.

“E gjithë kjo zhurmë që po bën SPAK-u nuk justifikohet. Shqipëria prandaj e ka futur imunitetin, sepse nuk i beson proceseve. Prokurorët e SPAK-ut nuk kanë ardhur nga Hëna, janë edukuar në këtë sistem dhe prandaj kam dyshimet e mia serioze se po bëjnë “engineering” politik, që kur kanë nisur të bëjnë beteja publike”, shtoi analisti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos