Meta replika Lamallarit: Disa pyetje "Diellës" së Drejtësisë

Nga A2 CNN
3 Shkurt 2026, 13:07 | Politikë
Meta replika Lamallarit: Disa pyetje "Diellës" së
Foto e publikuar nga Ilir Meta

Teksa në Kuvend u mbajt interpelanca me ministrin Lamallari e thirrur nga Tedi Blushi për situatën në burgje, ka reaguar në rrjetet sociale kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Ai thekson se vetëm dje ka ikur 42 herë energjia elektrike te IEPV "Jordan Misja".

“Dëgjova "Diellën" e Drejtësisë që fliste për situatën në burgje dhe meqë nuk e di po e njoftoj që vetëm dje ka ikur 42 herë energjia elektrike te IEPV "Jordan Misja", jo vetëm për mua, por për rreth 500 të burgosur e të paraburgosur që ndodhen këtu.

A e di "Diella" e Drejtësisë që këtu ka vetëm 3 orë ujë në ditë?

A e di "Diella" e Drejtësisë që në burgje vdesin qytetarë për mungesën e trajtimit të duhur shëndetësor?

A e di "Diella" e Drejtësisë që gardianët nuk kanë marrë asnjë qindarkë shpërblim për punën jashtë orarit, as ushqimin, as trajtimin që meritojnë sipas ligjit?

E ç'mund të presësh nga "Diellat"?

Ato janë pjellë e AKSHI-t, simbolit të korrupsionit skizofrenik.

Ndërsa lidhur me respektimin e të drejtave të mia dua t'u kujtoj të gjithë qytetarëve që akoma nuk më kanë dorëzuar të zbardhur, as mua, as avokatit tim, vendimin e 2 korrikut 2025, të dënimit tim të dytë nga IEPV "Jordan Misja" për lirinë e fjalës”, shkruan Meta në rrjetet sociale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos