
Seanca e Kuvendit u ndërpre për 5 minuta pushim, pas tensioneve mes deputetëve të mazhorancës dhe atyre të opozitës.
Shkak u bë kërkesa për replikë e kryedemokratit Sali Berisha, emri i së cilit u përmend nga kreu i grupit parlamentar Taulant Balla. Ky i fundit risolli në vëmendje faktin që Berisha është “non grata” në SHBA dhe po hetohet nga SPAK, raporton A2CNN.
Deputetët e opozitës refuzuan të merrnin fjalën për procedurë duke kërkuar që t'i lejohej fjala Berishës në foltoren e Kuvendit. Pati edhe një ndërhyrje të gardës për të shmangur një konfrontim të mundshëm fizik mes deputetëve. (A2 Televizion)