Kuvendi i Lulzim Bashës, pezullohet gjyqi për regjistrimin e ndryshimeve statutore

Nga Anesti Barjamemaj
13 Nëntor 2023, 18:26 | Politikë

Gjykata e Tiranës vendosi pezullimin e çështjes lidhur me kërkesën e Lulzim Bashës për regjistrimin e ndryshimeve statutore të Kuvendit të 2Shtatori 2023.

Gjyqtari Niko Rapi në vendimin e tij konstatoi se pa u zgjidhur konflikti që po shqyrtohet nga Gjykata Civile për kërkesën e 7 deputetëve të Partisë Demokratike për çregjistrimin e emrit të Lulzim Bashës nga regjistrimi i partive politike, si dhe pa u zgjidhur çështja tjetër në Gjykatën e Lartë, nuk mund të ketë shqyrtim të ndryshimeve të reja statutore.

Nga vendimi i gjykatës duket se të gjitha palët dolën të kënaqura, pasi kërkesa për pezullim ishte bërë më herë nga avokatët e Rithemelimit dhe të grupimit të Gazment Bardhit, por u artikulua në sallën e gjyqit edhe nga avokatët e Bashës.

Çështja e legjitimitetit të Partisë Demokratike do të vijojë të shqyrtohet në gjyqin që po zhvillohet në Gjykatën e Shkallës së Parë, si dhe në Gjykatën e Lartë.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos