Kuvendi në statistika, parlamenti miratoi 93 ligje në 29 seanca, 190 orë debat

Nga Ervin Koçi
19 Gusht 2024, 15:32 | Politikë

Në statistika veprimtaria e Kuvendit flet për një inflacion ligjesh të miratuara. Por më shumë se sa nga aktet, shtatë muajt e fundit të veprimtarisë parlamentare mbahen mend për dy kompromise politike, atë për rikthimin e normalitetit dhe ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Debati politik që ka karakterizuar seancat plenare të muajve të fundit reflektohen edhe në minutazhin e tyre të cilat kanë zgjatur 19 mijë minuta.

Shtatë muajt e fundit të veprimtarisë së kuvendit sollën një mori aktesh ligjore të miratuara. Statistikat zyrtare të Kuvendit të Shqipërisë flasim për 93 ligje që kanë marrë dritën jeshile në 29 seanca plenare, ku pjesa më e madhe i përkasin seancave të fundit parlamentare.

Kuvendi në statistika, parlamenti miratoi 93 ligje në 29 seanca, 190

Kohëzgjatja e seancave plenare nuk ka qenë e njëjtë në 7 muajt e veprimtarisë së Kuvendit, gjë që reflektohet edhe në të dhënat e buletinit të Kuvendit. Periudha janar – mars flet për seanca plenare të shkurtra pasi mosbindja civile e deputetëve të opozitës vijonte ende, gjë që u shoqërua edhe me 31 masa disiplinore për përjashtim nga punimet parlamentare.

Kompromisi politik i arritur në mes të muajt mars solli edhe normalizimin e veprimtarisë së Kuvendit. Duke krahasuar periudhat janar-mars me prill-korrik, rezulton se parlamentarët kanë folur shumë më gjatë. 835 minuta në tremujorin e parë kundrejt 10600 minuta debate për katër muajt e tjerë. Por çfarë prodhoi ky normalizim?

Kuvendi në statistika, parlamenti miratoi 93 ligje në 29 seanca, 190

Ky sesion parlamentar më shumë se për aktet e miratuara kujtohet edhe për kompromisin politik të arritur në momentet e fundit, që mundësuan ndryshimet në Kodin Zgjedhor në një seancë të posaçme e cila mbylli edhe veprimtarinë e sesionit normal politik. Ndërkaq, deputetët kanë ende dy javë kohë për të relaksuar mendimet e tyre përpara rifillimit të debatit politik brenda sallës së Kuvendit, të hënën e parë të shtatorit.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos