Mblidhet Kryesia e re e PS, ndahet puna e 3 drejtuesve të Tiranës

Nga A2 CNN
9 Shtator 2024, 20:12 | Politikë

Kryeministri Rama ka zhvilluar mbrëmjen e së hënës një mbledhje me kryesinë e re të Partisë Socialiste, pasi kjo e fundit u plotësua me emrat e rinj që u votuan një ditë më parë në Asamblenë Kombëtare.

Një nga temat kryesore të kësaj mbledhje ishte dhe caktimi i qartë i detyrave për drejtuesit e rinj politikë të Tiranës, ku kryeministri Rama ua besoi këtë detyrë të rëndësishme Erion Veliajt, Ogerta Manastirliut dhe Elisa Spiropalit.

Burime nga mbledhja bëjnë me dije për A2 se Manastirliu parimisht është caktuar të merret me strukturat e PS në Bashkinë e Tiranës, Spiropali në bashkitë e tjera të qarkut, ndërsa Veliaj do të koordinojë punën në të gjithë qarkun.

Gjithashtu kryetari i PS ju ka dhënë porosi komunikimin, afrimin me të rinjtë dhe promovimin e platformës “Deputeti që Duam” si dhe vëmendjen ndaj shqiptarëve që jetojnë jashtë. Gjithashtu detyra që Rama u ka dhënë drejtuesve të rinj politik që e marrin për herë të parë këtë peshë politike apo ata që kanë ndryshuar qark, është që të shkojnë në zonë të njihen me strukturat dhe të nisin punën e tyre.

Ndërkohë, A2 ka mësuar se një ditë para seancën plenare Edi Rama ka thirrur në orën 09:00 në Kryeministri drejtuesit e PS në Parlament në lidhje me përballjen e socialistëve me opozitën. Opozita ka kërkuar interpelancë të enjten me Kryeministrin për anijet me mbetjet e rrezikshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos