Deputetja e Partisë Socialiste, Briseida Çakërri, komentoi largimin nga grupi parlamentar socialist të koleges deputete Marjana Koçeku, e njohur si Neomalësorja.
Çakërri theksoi se nëse Koçeku do të tregohej “burrneshë” do të jepte dorëheqjen nga mandati i deputetes që e ka marrë nga PS.
Duke folur në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, Çakërri tha: “Me kalimin e ditëve u qartësova akoma më shumë se çfarë po ndodhte që nga momenti i parë i daljes nga grupi parlamentar, ku nuk u tregua aq burrneshë sa të jepte dorëheqjen nga mandati i fituar nga PS, i dhuruar nga PS. Më kujton Dritëro Agollin kur thotë ‘E mbajta në krah tërë ditën.
Edhe zemër i dhashë…Mbahu! Të nesërmen në fshat kur arritëm, U tha të tjerëve: Më rrahu!’ Kjo është shprehja më e saktë dhe e ftoj të dalë të konkurrojë me kecat se as kecat nuk do ta votojnë. Nuk kam parë asnjë kauzë dhe nuk kam parë asnjë prononcim tjetër”.
(A2 Televizion)