Lë pas kandidatët e tjerë të PD, zbulohet sa vota ka marrë Ilir Meta në burgun 313 në Tiranë

Nga A2 CNN
15 Maj 2025, 13:20 | Politikë

Lë pas kandidatët e tjerë të PD, zbulohet sa vota ka

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka marrë 58 vota në burgun 313 në Tiranë, shkruan A2 CNN.

Me këtë rezultat për votën preferenciale, Ilir Meta ka lënë pas kandidatët e tjerë që garojnë në listën e hapur të Partisë Demokratike.

Kujtojmë se Ilir Meta po e vuan dënimin në burgun 313 në Tiranë, ku mori edhe këtë rezultat votash, shkruan A2 CNN.

Meta është akuzuar për korrupsion nga SPAK dhe prej disa muajsh ndodhet në qeli, teksa ndaj tij Gjykata nuk ka dhënë ende një dënim përfundimtar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos