"Ja si Rama bleu vota në Dibër", Paloka: Nuk i kallëzojmë sepse nuk kemi besim te policia

Nga A2 CNN
15 Maj 2025, 12:22 | Politikë

"Ja si Rama bleu vota në Dibër", Paloka: Nuk i

Kreu i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edi Paloka në një deklaratë për median nga selia e PD-së me një nga anëtarët e PD Lulzim Memashi pretendon se kanë një video ku tregon se Rama bleu votat në Dibër në zgjedhjet e 11 majit dhe e ka kërcënuar me jetë.

Përveç denoncimit publik, Paloka tha se nuk kanë bërë asnjë kallëzim sepse nuk kane me besim tek policia e shtetit.

“Nuk jam këtu për të denoncuar blerjen e votave, si kjo video që gjeni me qindra e me mijëra në rrjetet sociale, jo thjesht si kjo video e bërë në mënyrë të fshehtë pa dijeninë e atij që po tregonte krimin elektoral, ka dhe video ku i keni parë shprehjen madje dhe oferta për votën qytetarëve shqiptarë.

Nuk jam këtu për këtë gjë, jam këtu për të bërë një tjetër denoncim. Autori i kësaj videoje është Lulzim Memashi, që është këtu me mua, anëtar i PD prej vitesh, ka qenë komisioner së bashku me vajzën në zgjedhje, është familjar në gjendje të vështirë ekonomike, ka dhe një djalë të sëmurë dhe bashkëshortja e ka lënë disa muaj më parë dhe sot detyrohet me një makinë që e ka marrë jo me paratë e veta, të punojë taksi.

Pas daljes së kësaj videoje dje në vendin e punës i kanë shkuar dy persona që e kanë kërcënuar dhe fjalët kanë qenë: ‘Çfarë i ke bërë vetes me atë që ke nxjerrë, do e shohësh se çfarë do të bëjmë.’

Nuk më rrinë në mend që blejnë vullnetin e shqiptarëve, nuk mjaftohen me atë që kanë bërë për të mbajtur këtë pushtet, por kërkojnë të ju mbyllin gojën atyre që denoncojnë dhe sot jam këtu për ta denoncuar si rast dhe për ta marrë në mbrojtje publike Lulzimin”, tha Paloka. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos