“1 në 50 shqiptarë në burg në Britani”, Rama: Gënjeshtër! Jemi krenar për punën në frenimin e emigracionit të paligjshëm

Nga A2 CNN
15 Maj 2025, 12:56 | Politikë

Shqipëria dhe Mbretëria e Bashkuar nënshkruan deklaratën e përbashkët për Avancimin e Bashkëpunimit Dypalësh me Prioritetet e Përbashkëta. Gjithashtu dy vendet nënshkruan edhe Deklaratën e Qëllimit, në lidhje me eksportet në fushën e mbrojtjes dhe bashkëpunimin industrial.

Kjo ishte vizita e parë e një kryeministri britanik në vendin tonë, që vjen një ditë para Samitit të Komunitetit Politik Europian.

“Kjo është një vizitë historike në Tiranë, pas asaj të Presidentit Macron, i cili ishte i pari president në historinë e marrëdhënieve shqiptaro-franceze që vizitoi Shqipërinë. Ne e çmojmë jashtëzakonisht shumë”, tha Rama. “Dua t’iu falënderoj për përkujdesjen që treguat për të ngarkuar njerëzit tuaj për të na ndihmuar me ekspertizën e tyre për të organizuar Samitin e Komunitetit Politik Europian. Ky është një moment i rëndësishëm në historinë e marrëdhënieve mes dy vendeve tona”.

“Kemi arsye të jemi shumë krenar për punën që kemi bërë në fushën e emigracionit të paligjshëm”, shtoi Rama, duke u përgënjeshtruar edhe një të dhënë që ka qarkulluar në mediat britanike se 1 në 50 shqiptarë janë në burg në Britani. “Kjo është një gënjeshtër e madhe që ka marrë statusin e të vërtetës, ndërkohë që shifra reale është 1 në 500”.

Rama tha se ka ardhur koha edhe për të shqyrtuar një tjetër problem që me Britaninë e Madhe. “Shumë shqiptarë që janë integruar me jetën atje, por në kohën e mbërritjes së tyre kanë përdorur identitet të Kosovës, për të pasur pranimin si refugjatë lufte, ndërkohë që largoheshin nga një vend jashtëzakonisht në vështirësi”, shtoi Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos