‘Lëvizja Bashkë’ e Arlind Qorit regjistrohet sot në KQZ, dorëzon mbi 5 mijë firma dhe listën e kandidatëve

Nga A2 CNN
6 Mars 2025, 13:56 | Politikë

‘Lëvizja Bashkë’ e Arlind Qorit regjistrohet sot në

Lëvizja Bashkë, e drejtuar nga Arlind Qori, do të dorëzojë sot në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve listën e kandidatëve për zgjedhjet e 11 majit 2025 dhe mbi 5 mijë firmat që mbështesin regjistrimin e kësaj lëvizjeje si parti politike.

Përmes një njoftimi nga Lëvizja Bashkë, shkruhet se ky moment shënon një hap të rëndësishëm në rrugëtimin e tyre për të sjellë një alternativë të ndershme dhe të drejtë në skenën politike shqiptare.

Njoftimi:

Lëvizja BASHKË do të dorëzojë sot, më 6 mars 2025, në orën 16:00, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), listën e kandidatëve për zgjedhjet e 11 majit 2025 dhe mbi 5000 nënshkrimet e qytetarëve që mbështesin regjistrimin tonë.

Ky moment shënon një hap të rëndësishëm në rrugëtimin tonë për të sjellë një alternativë të ndershme dhe të drejtë në skenën politike shqiptare. Ftojmë të gjitha mediat të jenë të pranishme për të ndjekur këtë proces.

Ju faleinderit! (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos