Lëvizje e minutës së fundit, Dashnor Sula u la jashtë nga Berisha, i bashkohet Adriatik Lapajt

Nga A2 CNN
12 Mars 2025, 23:39 | Politikë

Dashnor Sula, i cili u la në listë të hapur nga PD, dhe reagoi duke bërë të ditur se nuk do të kandidonte, në minutat e fundit para dorëzimit të listave zyrtare të kandidatëve për deputet është bërë pjesë e koalicionit “Shqipëria Bëhet”.

Dashnor Sula do të kandidojë në Qarkun e Elbasanit, aty ku ka fituar mandatin e deputetit edhe më herët nën logon e PD-së.

Ndërkohë, edhe demokratja tjetër Alesia Balliu ka shkuar te lista e hapur e Adriatik Lapajt.

Në fotogaleri gjeni listat e plota të koalicionit “Shqipëria Bëhet”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos