Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të shfuqizuar një pjesë të neneve të ligjit të ri për komisionet hetimore, për Gazment Bardhin tregon se opozita ka pasur të drejtë në betejën e saj. Në një reagim në emër të grupit të PD, Bardhi shprehet se Kushtetuesja tregoi se ligji i ri synonte asgjësimin e të drejtave të opozitës për kontroll parlamentar.
Sipas tij, vendimi provoi gjithashtu se është asgjësuar edhe institucioni i Presidentit të Republikës. Kreu i grupit të PD kujton se Begajt iu kërkua që të mos dekretonte ligjin për të shmangur krizën parlamentare, por shton se “Presidenti i Republikës Bajram Begaj, në vend që t’i qëndronte besnik betimit për të respektuar Kushtetutën, zgjodhi t’i qëndronte besnik betimit për të shërbyer si një ushtar i Edi Ramës”. (A2 Televizion)