Lufta në Ukrainë, Zelensky dekoron Spiropalin: Urdhri i Princeshës Ollga i Klasit të Parë

Nga A2 CNN
24 Gusht 2025, 22:05 | Politikë

Lufta në Ukrainë, Zelensky dekoron Spiropalin: Urdhri i

Kryetarja e Parlamentit, Elisa Spiropali, është mes 14 kryeparlamentarëve, senatorëve dhe deputetëve të dekoruar nga Presidenti Volodymyr Zelensky në Ditën e Pavarësisë së Ukrainës, raporton A2 CNN.

Kryetari i Parlamentit të Ukrainës, Stefanchuk, në një postim në rrjetet sociale njofton se sot, në Ditën e Pavarësisë së Ukrainës, Presidenti Zelenksy ka dekoruar 14 kryeparlamentarë, deputetë, senatorë e kongresmenë të SHBA dhe vendeve europiane, mes tyre Kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, për mbështetjen ndaj Ukrainës dhe bashkëpunimin me Parlamentin e këtij vendi.

Kryeparlamentares Spiropali iu akordua Çmimi i Lartë Shtetëror “Urdhri i Princeshës Ollga, i Klasit të Parë”.

“Faleminderit secilit prej jush, miqtë tanë të dashur, anëtarë të familjes së madhe parlamentare, për çmimet e merituara që u janë dhënë nga Presidenti Zelensky, në emër të popullit ukrainas!”, shkruan kryeparlamentari ukrainas Ruslan Stefanchuk. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos